Problemet në shkrimin e emrave të fëmijëve shqiptarë të Luginës në librat amë
Lokale

Problemet në shkrimin e emrave të fëmijëve shqiptarë të Luginës në librat amë

08.Dec.2020 07:57
0

Ligji për pakica nacionale në Serbi u jep të drejt bashkësive etnike që në dokumentet zyrtare emrat të shkruhen në alfabetin latin dhe në origjinalitetin e tyre, por kur shqiptarët janë në pyetje institucionet serbe nuk e përfillin ligjin.

E për të përmirësuar gabimet e qëllimshme duhet paguar taksa të veçanta, thotë Hevzi Ramadani Zëvendës kryeyeshef i administratës komunale në Preshevë

Të sapolindurit në maternitetin e Vrajës, nga shkresorja e spitalit regjistrohen me automatizëm në ofiqarin komunale të Vrajës edhe atë në serbishte dhe në shkrimin cirilik dhe nga këtu pikërisht nisin problemet.

 Derisa neni 17 dhe ai 54 i Ligjit për librat amëz i Republikës së Serbisë u jep të drejt prindërve që brenda afatit prej 30 ditëve të pagëzojnë fëmijët e tyre, është shprehur  Naser Arifi, avokat nga Presheva.

Problemi i emrave është trajtuar edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë i cili në bashkëpunim me OSBE-në po bëjnë përpjekje për tejkalim të këtyre shkeljeve ligjore. Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së thotë se kjo është një e drejtë elementare e  garanatuar me kushtetutë.

Pretendimet e Serbisë për të iu bashkuar Bashkimit Evropian e kanë detyruar atë që të ndryshoj ligjet dhe të favorizoj pakicat nacionale që jetojnë në Serbi.

Por, mos aplikimi i ligjeve vjen në shprehje sidomos kur në pyetje janë shqiptarët, gjë kjo e evidentuar tashmë edhe nga Komisioni Faktmbledhës i Bashkimit Evropian i cili kohë më parë raportoi në Parlamentin Evropian./RTK-Baki Rexhepi/

Selimi falënderon EULEX-in për ndihmën në gjetjen e varrezës masive në Serbi
Hapja e kasafortës në Zyrën e Presidentit, Shefi i AKI’së të martën para komisionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration