"Problemet e shqiptarëve të Luginës do të zgjidhen gjithnjë në koordinim me SHBA-të" (foto)
Lokale

"Problemet e shqiptarëve të Luginës do të zgjidhen gjithnjë në koordinim me SHBA-të" (foto)

06.May.2014 13:06
0
Problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të zgjidhen gjithnjë në koordinim me SHBA-të, nëpërmjet ambasadës së saj në Beograd. Kështu u tha sot pas takimit të kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me ambasadorin e amerikës Michael Kirby. Ambasadori Kirby edhe njëhërë konfirmoi bashkëpunimin shumë të mirë me pushtetin lokal të Preshevës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta kenë mbështetjen e qeverisë amerikane për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore. Këtë e konfirmoi ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby, të cilin në takim sot në Preshevë e ka pritur kryetari komunës Ragmi Mustafa. Atij nga amabasadori Kirby iu premtua se do të ndikojë që të gjitha problemet do të zgjidhen. ambasadori-mustafa-3 Pas takimit i cili zgjati më shumë se një orë kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se temë kyçe ishte zgjidhja e problemeve për të cilat ambasadori ka qenë i njoftuar edhe më herët. “Kemi arritur pajtueshmëri që në mënyrë paqësore të zgjidhen problemet, duke pasur edhe mbështetjen e SHBA-ve. Takimet edhe më tutje do të vazhdojnë në nivel të pushtetit lokal dhe ambasadave ndërkombëtare në Beograd. Do të mundohemi që bashkërishtë të gjejmë zgjidhje në shumë çështje të cilat janë në pritje të zgjidhjes përfundimtare për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha pas takimit kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, raporton Titulli. E ambasadori Michael Kirby tha se ndjehet i lumtur që gjithmonë ka pasur bashkëpunimin me pushtetin lokal të Preshevës dhe kryetarin e komunës. Ai si probleme që kërkojnë zgjidhje i përmendi çështjen e papunsisë, hapjen e venkalimeve kufitare, dhe çështjen e arsimit. Ndërsa hapjen e maternitetit e quajti çështje të kryer. ambasadori-mustafa-1 “Biseduam për problemet që preokupojnë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Këtu problem është papunsia, pastaj janë edhe vendkalimet kufitare që nuk janë të hapura e sidomos ato me Maqedoninë, ndërsa si problem e kemi edhe arsimin i cili kërkon një zgjidhje. Kurse problemin që e kemi rrethë maternitetit ai thuajse tashmë nuk ekziston sepse shumë shpejtë do të hapet. Ne edhe nga Beogradi gjatë gjithë kohës marrim informacione për situatën në këtë rajon, dhe është e natyrshme se duhen ende hapa që të bëhet progress. Mua më vjen mir që kam bashkëpunim me pushtetin lokal këtu në Preshevë, kurse bashkëpunim kam edhe me pushtetin qendrorë në Beograd pra me qeverinë e Serbisë, dhe që së bashku do të ndikojmë që jeta në këtë rajon të jetë sa më e mire”, u shpreh ambasadori Kirby. Ambasadori në fund tha se duke parë gjitha këto bashkëpunime që ka, mbetet optimist se problemet do të zgjidhen, por kërkohet kohë e që tash nuk do të jetë kohë e gjatë./Titulli.com/
Serbia ndërron mendje, njeh vetëm diplomat me vulë të UNMIK-ut!?
Letër e hapur drejtuar Fondit të Kosovës Lindore – Preshevë, Medvegjë, Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration