Privatizimi i RTB-së përmes ankandit publik (Dokument)
Lokale

Privatizimi i RTB-së përmes ankandit publik (Dokument)

09.Jun.2015 15:38
0

Kuvendi Komunal në Bujanoc, ndonëse kundërshton privatizimin Radio Televizioni Bujanoci, sot ishte e “detyruar” që të votojë propozim vendimin mbi privatizimin e këtij mediumi që për themelues ka Kuvendin.

Me 23 vota pro, pa abstenim dhe asnjë kundër, u morr vendimi nga kuvendarët e Bujanocit për procedurën e privatizimin e RTB-së, që siç thuhet në vendim, sipas metodës së grumbullimit të ofertave me ankand publik.

Para marrjes së vendimit, drejtori i RTB-së Hajredin Ademi duke theksuar angazhimin që kishte për mos privatizimin e këtij mediumi tha se ka bërë çmos që të shtyhet afati i privatizimit. Ai nënvizoi se Ligji është Ligj dhe se shteti ka prurë vendim që të tërhiqet nga media.

Ademi gjithashtu nënvizoi se të punësuarit në këtë shtëpi mediale duhet të zgjedhin mes programit social dhe qëndrimit në RTB pas privatizimit.

Sipas Rade Ristiq, avokat publik komunal, të punësuarit nga programi social mund të fitojnë nga 200 euro për një vit përvojë pune dhe kjo shumë nuk mund të kalojë mbi 8 mijë euro, raporton Titulli.com.

Stojança Arsiq, zëvendëskryetar i Komunës së Bujanocit, për propozimin e votuar të martën tha se ishte i njëjtë me atë para shtatë muajve. Ai shpreson se do të vie deri te shtyrja e vendimit për privatizim, ndërsa theksoi se me këtë “problematikë” është dashtë të merren me kohë.

Këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik, Enver Ramadani theksoi ndjenjën e keqardhjes për mosdaljen nga kjo situatë. “Nuk kemi çfarë të bëjmë , vetëm të solidarizohemi me punëtorët. Megjithatë, do të mbështesim një privatizim me të cilin punëtorët do të pajtohen”, u shpreh Ramadani.

Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal tha se kjo është seanca më e vështirë për te. Ai theksoi se me privatizim i tërë rajoni i Luginës së Preshevës do të mbetet në errësirë. “Kjo do të jetë një krizë më e madhe (papunësisë). Kërkuam edhe më 26 dhjetor të vitit 2014 që të mos privatizohet RTB, duke iu drejtuar të gjitha organeve, por pa rezultate”, u shpreh Musliu.

Nga ana tjetër, deputeti popullor Nenad Mitroviq, duke u ndal te privatizimi tha se Ligji nuk mund të aplikohet në mënyrë selektive. “Ne , brenda këtyre muajve është dashtë së bashku të punojmë në gjetjen e një blerësi serioz”, potencoi Mitroviq.

I pakënaqur me procesin e privatizimit ishte edhe Hajredin Hyda, këshilltarë i Partisë Demokratike. Ai nënvizoi se ligjet ndoshta janë në përputhje me ato të bashkësisë ndërkombëtare, mirëpo implementimi i tyre në një rajon si Lugina duhet të përshtatet.

Procesi i privatizimit po vazhdon në tërë Republikën e Serbisë. Edhe Radiotelevizioni publik i komunës fqinje, Vranjës, me 54 punëtorët e saj, ka hyrë në procesin e privatizimit. Deri më tani 44 punëtor janë paraqitur për të lëshuar ndërmarrjen përmes programin social.

Radio Televizioni Bujanoci ka 42 punëtorë, shqiptarë, serb dhe romë. Është ndër televizionet e para në këtë rajon që është kyçur në platformën digjitale. /Titulli.com/

Diaspora zotohet ta ndihmojë Luginën
Albulena Syla, shpallet nxënësja-maturantja e gjeneratës në Medvegjë (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration