Pritjet më të gjata në Horgosh, ndërsa në Preshevë 20 minuta
Vonesat më të gjata në Serbi sot në mëngjes janë në vendkalimin kufitar Horgosh, ku automjetet e pasagjerëve në dalje jashtë vendit presin një orë, ndërsa automjetet mallrash presin të njëjtën kohë në vendkalimin Batrovci, njoftoi Shoqata e Automobilizmit të Serbisë. (AMSS).
Automjetet e udhëtarëve në vendkalimin kufitar Gradinë në hyrje dhe dalje nga vendi presin gjysmë ore, ndërsa në Preshevë 20 minuta, transmeton Titulli.com
AMSS shtoi në njoftim se periudha e motit të ngrohtë dhe trafiku i shtuar vazhdon.
"Në ditët në vijim trafiku do të jetë edhe më i dendur, pasi është kulmi i sezonit turistik veror, ku trafiku rritet ndjeshëm në ditët para fundjavës", thuhet mes tjerash në njoftimin e AMSS.
Përqendrimi më i lartë i automjeteve është në autostrada dhe pikërisht atëherë vonesat në vendkalimet më të shpeshta janë më të gjata, shtoi AMSS./Titulli.com/