Lutfiu pritet në Beograd nga ambasadori i OSBE-së Braathu: Zbatimi i Planit Shtatëpikësh
Lokale

Lutfiu pritet në Beograd nga ambasadori i OSBE-së Braathu: Zbatimi i Planit Shtatëpikësh

03.Aug.2023 16:16
0

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka takuar në Beograd ambasadorin e OSBE-së në Serbi, Jan Braathu, transmeton Titulli.com.

Diskutuam për sfidat në arsimin shqip, për mosnjohjen e diplomave dhe në përgjithësi për gjendjen e shqiptarëve në Serbi. Do t’i mbajë të informuar të gjithë miqtë tanë ndërkombëtar me zhvillimet në Luginë", ka shkruar pas takimit Lutfiu.
 
Ambasadori Braathu ka uruar Lutfiun për emërimin e tij në postin e kryetarit të KKSH-së.
 
"Misioni i OSBE-së në Serbi është një partner i komunitetit shqiptar në Serbi, që mbron zbatimin e Planit Shtatëpikësh dhe realizimin e të drejtave të pakicave brenda kornizës kushtetuese të Serbisë, dhe është i gatshëm të ofrojë çdo mbështetje trajnimi bazuar në nevojat e Këshillit Kombëtar Shqiptar./Titulli.com/
Pritjet më të gjata në Horgosh, ndërsa në Preshevë 20 minuta
Çfarë do të thotë të sanksionohesh nga Shtetet e Bashkuara? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration