Lokale
Pritje të gjata tek Dheu i Bardh - Konçul (foto)
Në pikën kufitare Kosovë-Serbi, Dheu i Bardh- Konçul, është krijuar kolona rreth 3 km e makinave, kryesisht të mërgimtarëve që po kthehen nga Kosova drejt Evropës perëndimore.
Kolona e cila fillon nga pika e përbashkët kufitare mbaron në ish pikën kontrolluese të palës Kosovare (tek terminali doganor).
Pritjet për të hyrë në Serbi janë të gjata me rreth 4 orë. Gazetari i Titullit i cili rreth orës 11h vizitoi këtë pikë kalimi raporton për pritje dhe lodhje të qytetarëve të Kosovës, të cilët për të kaluar transit nëpër Serbi duhet të pajisen me një formular, pasi që Serbia nuk njeh pasaportat e Kosovës.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme pritjet janë duke u shkaktuar pikërisht për shkak të pajisjes së udhëtarëve me këtë dokument, në mënyrë që t’i lejohet hyrja në Serbi.
Nga drejtimi i Serbisë për në Kosovë nuk ka pritje të udhëtarëve./Titulli.com/
[caption id="attachment_83631" align="aligncenter" width="652"] Qytetarët e Kosovës duke pritur në radh për t'u pajisur me dokumentin për të hyrë në Serbi[/caption]
[caption id="attachment_83632" align="aligncenter" width="640"] Nuk pritet për të hyrë nga Serbia në Kosovë[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!