Priten një grup refugjatësh në Bibliotekën "14 Nëntori" në Bujanoc (foto)
Në Bibliotekën "14 Nëntori" në Bujanoc ka qëndruar për vizitë një grup refugjatësh, kështu njoftoi drejtori i këtij institucioni Ekrem Xhemaili.
"Sot me rastin e ditës së " 8 marsit" Ditës ndërkombtare të Gruas Bibliotekën "14 Nëntori" në Bujanoc e vizituan një grup refugjatësh nga qendra për Refugjat në Preshevë ku u ndan jashtëzakonisht të knaqur me rastin e vizitës", ka shkruar në Facebok Xhemaili.
Ai ka falënderuar vizitorët dhe ju ka shprehur mirënjohje për vizitat e tilla.
"Në emrin tim personal dhe në emër të institucionit që drjtojë i dëshirova mirëseardhje dhe ia urova "8marsin", shkroi Xhemaili./Titulli.com/