Prishtina ndihmon komunën e Preshevës me 50 mijë euro
Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka votuar propozimin për ndihmë prej 50 mijë euro për komunën e Preshevës.
Kjo ndihmë vjen pas fatkeqësisë natyrore me të cilën janë përballur banorët e komunës së Preshevës ditë më parë.
Kryetari Shpend Ahmeti tha se Presheva ka kërkuar ndihmë financiare pas vërshimeve.
“Komuna e Preshevës ka kërkuar ndihmë financiare si shkak i vërshimeve. Bashkia e Tiranës ka dhënë 50 mijë euro dhe kështu do veprojmë edhe ne”, tha Ahmeti.