Prishet ende pa u përuruar! (Foto)
Lokale

Prishet ende pa u përuruar! (Foto)

21.Mar.2015 20:43
0

Sheshi i cili Bujanocit po i kushton mbi 65 milion dinarë, ende pa u hapë zyrtarisht ka filluar të dëmtohet.

Punëtorët e kontraktuar nga ndërmarrja “Saba Bellça” nga Presheva, e cila ka nënshkruar projektin e ndërtimit të sheshit Karagjorgje Petroviq në Bujanoc me kryetarin e kësaj komune Nagip Arifin, nga dita e djeshme ka filluar punimet në ndërrimin e pllakave të betonit që janë shtruar në këtë shesh.

Qytetarët të cilët kanë parë këto punime janë habitur me brishtësinë e pllakave, të cilat ende pa kaluar tre muaj të plota nga vendosja janë dëmtuar në masë të madhe edhe ate rreth 20 për qind të sipërfaqes së shtruar.

“Leje se pllakat e thyme por edhe nuk janë rrafsh. Me zon nthu bjen hund e buzë”, shprehet me anonimitet qytetari bujanocas, i cili deklaratën e tij për Titullin e fakton duke prekur me këmbë pllakat që nuk janë të nivelizuara e shumë prej tyre të krisura.

Edhe pse qytetarët në një sondazh të realizuar më herët si prioritare kishin zgjedhur zbutjen e papunësisë, drejtuesit e kësaj komune vazhduan me prioritetet e tyre, ndërtimin e sheshit, i cili sot po del që përveç harxhimit të mjeteve të konsiderueshme nga buxheti, kualiteti dhe puna e dobët po dëshmohen me dëmtimin e pllakave ende pa përfunduar punimet.

Sheshi qendror i Bujanocit, qytetarëve të kësaj komune që janë taksapagues, do t’i kushtojë mbi 65 milion dinarë. 

Sheshi edhe sot vazhdon të qëndrojë i papërfunduar edhe pse i pari i kësaj komune kishte deklaruar se punimet do të duhej të përfundonin deri në fund të vitit 2014. /Titulli.com/

Samir Ramizi në skuadrën me 10 shqiptarë që synon Superligën e Zvicrës
Nisin përgatitjet e aktorëve nga Lugina për filmin "Romanca e Hidhur" (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration