Prezantime informuese për përfshirjen e pakicave në trajnim për punë në polici (Bujanoc&Preshevë-orari) Foto ilustrim.
Lokale

Prezantime informuese për përfshirjen e pakicave në trajnim për punë në polici (Bujanoc&Preshevë-orari)

11.May.2022 18:51
0
Sesione informuese: Përfshirja e pjesëtarëve të pakicave etnike në trajnim themelor policor dhe të studimeve në Universitetin policor të kriminalistikës.
 
Në Shtëpinë e kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc më 12 maj nga ora 17:00 do të mbahet sesioni informues dhe prezantimi “Përfshirja e pjesëtarëve të pakicave kombëtare – kalimi dhe pranimi i suksesshëm në trajnimin themelor policor edhe në studimet në Universitetin për Kriminalistikë”.
 
Prezantimin e mban shoqata e profesionistëve - Policët evropian të pakicave kombëtare - të përkrahur nga MPB-ja dhe Misioni i OSBE-së në Serbi. Të rinjtë të moshës prej 18 deri 24 vjeç, si dhe të tjetër të interesuar për temë, janë të mirëseardhur të informohen më hollësisht për regjistrimin dhe pranimin në trajnimin themelor policor edhe në studimet e larta policore.
 
I njëjti prezantim do të organizohet edhe në Preshevë më 13 maj prej orës 11:00 në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva”.
 
Informatë e marrë nga faqja e komunës së Bujanocit në Facebook.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration