Presidentin Ilir Meta, e presin dhjetëra shqiptarë të mbetur në Medvegjë (foto)
Ashtu si kishte planifikuar presidenti Ilir Meta erdhi sot mes banorëve të Medvegjës dhe i ishte rezervuar një pritje e ngrohtë nga dhjetëra shqiptarë me të cilët është takuar dhe ka biseduar e me disa bëri edhe fotografi.Në pikën kufitare Mutivodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i Trupit Koordinuese për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq dhe kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.
“Sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”, tha Meta gjatë arritjes.
Ai u shpreh se gjenden në një etapë të re bashkëpunimi Serbia dhe Shqipëria dhe se detyra më e rëndë është të forcojmë rrugën evropiane, i tha mediave Ilir Meta, shkruan Titulli.com.
Presidenti Ilir Meta ditën e Hënë do qëndrojë në shkollën fillore me mësim në gjuhën shqipe në fshatin Tupallë./Titulli.com/