Presidenti Meta: Pjesëmarrja më masive e shqiptarëve nē zgjedhjet parlamentare do të forcojë zërin e tyre
Lokale

Presidenti Meta: Pjesëmarrja më masive e shqiptarëve nē zgjedhjet parlamentare do të forcojë zërin e tyre

09.Jun.2020 10:59
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e pesë partive politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që njihet edhe si Lugina e Preshevës, që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore.

Meta shkruan se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare.

POSTIMI:

Përshëndes ngrohtësisht dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

Cakaj nga Presheva: Për herë të parë krijuam koalicion të partive shqiptare që do flasin zëshëm karshi Serbisë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration