Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ftohet në manifestimin e Tupallës në Medvegjë
Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti ka thënë sot se sikur edhe vjet, në ngjarjen kulturore-sportive të 1 majit në fshatin Tupallë, në Medvegjë, janë ftuar për pjesëmarrje kryetari i Shqipërisë Iliri Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi, transmeton Titulli.com.Janë ftuar edhe kryetarët e komunave Kamenicë, Prishtinë dhe Fushë – Kosovë.
“E kemi ftuar edhe kryetarin e kryeministrin e Serbisë”, ka thënë Sahiti për FoNet duke përgënjeshtruar shkrimet e disa medieve se ftesa i është dërguar edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sahiti ka treguar se kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq ka bërë kallëzim penal kundër tij dhe ndihmëses së tij Leme Xhema për shkak të ftesës dërguar kryetarit të Kosovës.
“Ne edhe vjet e kemi ftuar kryetarin e Kosovës e të Shqipërisë, por Arsiq nuk bëri kallëzim penal”, ka thënë Sahiti.