Presidenti i Kosovës Thaçi: I kuptojë shqetësimet e Luginës së Preshevës
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë një konferencë për gazetarë ka thënë se qytetarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë komuniteti më i diskriminuari në Evropë.“Me përfaqësuesit e tyre takohem, shqetësimet e tyre na brengosin të gjithë neve dhe si ata të gëzojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe demokratike në mënyrë që mos të jenë të diskriminuar”, është shprehur Thaçi, transmeton Titulli.com.
Ai foli edhe për shkëmbimin e përfolur mes Veriut të Kosovës për Luginën e Preshevës por nuk iu përgjigj në pyetjen se a do të vije deri te ndarja e Kosovës.
“Kosova gjithmonë do të interesohet për shqiptarët që jetojnë atje dhe se unë kuptojë shqetësimet e politikës shqiptare dhe qytetarëve në Luginë të Preshevës”, tha mes tjerash Thaçi./Titulli.com/