Koncert live në Bujanoc dhe Preshevë me grupin rok të ushtrisë amerikane
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd do të organizojë koncert në Bujanoc me rok grupin i cili do të performoj live para publikut lokal.Koncerti do të mbahet më 27 Korrik në ambientin e hapur (platon verore) të shtëpisë së kulturës në Bujanoc duke filluar nga 21.
Ndërsa në Preshevë do të bahet më 28 korrik në oborrin e shtëpisë së kulturës duke filluar nga ora 19:30.
Pjesë e grupit amerikan që do të prezantohen me program vijnë nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë.
Ftohen të gjithë simpatizuesit e këtij lloji të muzikës të përcjellin një aktivitet të këtillë./Titulli.com/