Preshevë, shqiptarët që ndihmojnë refugjatët (video)
Lokale

Preshevë, shqiptarët që ndihmojnë refugjatët (video)

02.Jul.2015 14:14
0

Agon Ajeti, një i ri nga Presheva, është përballur përditë me njerëz që kanë ardhur nga larg në lagjen e tij. Refugjatë që shtohen përditë, për fatin e të cilëve nuk pyet askush. Ai, së bashku me disa miq të tij, u kanë ofruar shtëpitë e tyre që kanë qenë të pabanueshme, ndërsa lagjet shqiptare të Luginës së Preshevës kanë strehuar dhe strehojnë edhe familje në gjendje të rëndë.

“Tre shtëpi që ishin të pabanueshme, i kthyem në të banueshme me disa ndërhyrje të vogla. Ka pasur edhe 200 persona që kanë kaluar natën në këto 3 shtëpi”, thotë Ajeti.

Përveç tij, banorët kanë ofruar ndihmë, ushqime e përkujdes mjekësor. Para disa javësh, një grua lindi në këtë zonë.

Mijëra refugjatë kanë arritur nga Siria. Për shkak të presionit, edhe nga Hungaria. Policët e këtij shteti, bashkë me ata austriakë e serbë, kanë filluar patrullimet e tyre në zonën kufitare me Maqedoninë. Dragan Llazareviç, nga Policia e Serbisë, shprehet: “Kemi parandaluar kalimin ilegal të rreth 800 personave për një ditë, ndërsa mund të themi që për një fundjavë numri është mbi 1900 persona”. 

Ministra të ndryshëm vizitojnë këtë zonë. Qeveria e Serbisë ka filluar ndërtimin bashkë me ndihmat lokale të një strehimoreje të përkohshme, ku ata mund të pushojnë. Fluksi i madh ka bërë që mbi 30 mijë refugjatë të hyjnë në rrugën e Europës.

“Edhe ne kemi kaluar një situatë të tillë në kohën e luftës, për këtë arsye jemi solidarizuar”, thotë Agoni.

Megjithatë, në Ballkan, njerëzit si Agon Ajeti dhe miqtë e tij, duken të paktë. /Top Channel/

VIDEO

Eurodeputeti austriak do të ndihmojë Luginën me hapjen e vendeve të punës (Video)
Turqia shtron iftar për mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration