Preshevë: Përurohen tre libra të poetit preshevar Avni Shaqiri (foto)
Lokale

Preshevë: Përurohen tre libra të poetit preshevar Avni Shaqiri (foto)

19.Sep.2015 22:49
0
Në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës në kuadër të Manifestimit ndërkombëtar "100.000 poetë për ndryshime" , u përuruan tre libra të poetit preshevar Avni Shaqiri, organizuar në kuadër të "Atunis Lugina" me seli në Preshevë.

Për librat në fjalë u lexuan vlerësimet e poetëve që janë redaktorë e recensentë brenda këtyre vëllimeve poetike.

Manifestimin e hapi kryetari i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë, Bilall Maliqi,  i cili duke iu dëshiruar mirëseardhje dashamirëve të artit poetik e uroi edhe Avniun për përurimin e librave duke i dëshiruar suksese të reja në të ardhmen në fushën e krijimtarisë letrare.

Për ta përshëndetur këtë përurim libri doli

edhe i pari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa përshëndeti të pranishmit  i cili elaboroi në pika të shkurtra për rëndësinë e përurimit dhe për poetët e Luginës të cilët po e rrisin nivelin e kulturës me librat e tyre të botuara.

Për Jonuz Fetahajn i cili nuk ishte i pranishëm, por u lexua mendimi i tij për librin “Plagë mbi plagë: ” Avni Shaqiri, nga Lugina e Preshevës, pa dyshim se është një ardhje e mirë për poezinë që po krijohet atje, dhe jo vetëm atje, sepse Shaqiri, me “heshtjen e tij” gati një dekadëshe, që kur botoi vëllimin e parë me poezi për fëmijë, ai nuk u paraqit në mënyrë më serioze, në formën më të plotë të tijën, për të thënë se ai kishte akumuluar aq shumë vargje për ta sendërtuar një dorëshkrim çfarë i ka hije një krijuesi të pjekur dhe me talent.

Këtë Fetahaj e ka arritur duke eksploruar fenomenet, gjetjet, pikëtakimet e pikë ndarjet me njerëzit në kohë të vështira që po i përjeton një pjesë e madhe e asaj popullate e cila ka mbetur në mëshirën e Zotit.

 “Poeti Avni Shaqiri me këtë vëllim poetik na vjen me prurje të reja, të cilat i ka mbarështruar mirë nëpër poezitë prezente, dhe i ka ndarë në cikle poetike, të shkruara me ndjesi të veçantë, duke pasqyruar realitete kohore nëpër të cilat ka kaluar populli ynë. Poeti para nesh na paraqet një tabllo reale të vargëzuar mirë, poezitë janë të pajisura me figuracion të duhur, janë funksionale, vargjet në mes veti kanë lidhëshmëri të natyrshme, si dhe secila poezi përçon mesazh tek lexuesit. Me këtë mund të konstatojmë se poeti në poezitë prezente është origjinal dhe është në rrugë të mirë drejt krijimit të individualitetit të tij krijues”, është shprehur recensenti i librit Bilall Maliqi.

Për librin me poema “Evropë Zeza” në mendimin e tij redaktori i librit poeti Luan Maloku i cili poashtu nuk ishte prezent, i cili mendim u lexua në këtë përurim,.

“Dy poemat e poetit Avni Shaqiri para lexuesve paraqesin një kronologji ngjarjesh historike të cilat janë pasqyruar brenda rreshtave të këtyre dy poemave, në to paraqitet mllefi i autorit, i cili nuk mundi të rrij duarkryq karshi të zezave që iu bënë popullatës shqiptare nëpër decenie e shekuj të përgjakur e të larë me gjak, duke i paraqitur këtu të gjitha padrejtësitë e Evropës, e cila nëpër konferenca të ndryshme i coptoi tokat shqiptare, pra me një fjalë ishte kundër shqiptarëve. Kjo shihet edhe së lexuari të poemës së parë të librit të titulluar Evropë Zeza“, ishte ky mendimi i Malokut.

Ndërsa poeti Arsim Halili për librin „Dy bibana dhe flokëgjati“ në mendimin e tij pos të tjerash shprehet se „Sapo e merr në dorë këtë përmbledhje poetike  të Avni  Shaqirit,  na jep  të kuptojmë  se ky autor  ka  kohë  që është futur në  imagjinatën e  botës  fëmijërore. Duke lexuar përmbledhjen poetike “ Dy bibanat flokëgjatë “,  s’ka se  si të  mos  e theksojmë se këtu kemi një  procde  fabulistik me narracion sa edukativ, po aq  edhe  satirik. Shihet qartë se  ka një strukturë  kompozicionale me larushi motivesh.  Autori Avni Shaqiri  ka një qasje pak më të theksuara në këto  paralele,  për të cilën bota e fëmijëve  ka një ndjesi më të theksuar: ambientin familjar dhe atë natyror, apo thënë më  mirë, peizazhet, qoftë imagjinative , apo edhe reale”.

Për të diskutuar për librin dolën edhe Nehat Ramizi poet nga Bujanoci, Rexhep Abazi poet nga Medvegja,  Xhemaledin Salihu kryetar i SHTTK-së dhe poeti Mejdi Shabani.

Pjesë e përurimit ishin edhe deklamimet e disa poezive dhe fragmenteve të tjera nga nxënësit e pranishëm, nxjerrë nga librat në fjalë.

Në fund autori i librit poeti Avni Shaqiri i përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje në këtë përurim të tre librave të tij, duke e falënderuar në radhë të parë edhe familjen  dhe rrethin ku jeton dhe vepron.

Në pjesën e dytë të Manifestimit “100.000 poetë për ndryshime” kryetari i “Atunis Lugina” Bilall Maliqi, lexoi kumtesën e tij lidhur me Manifestimin në fjalë dhe konkluzionet e dala nga ky Manifestim.

Vlen të theksohet se në fund të Manifestimit kryetari i Shoqatës  së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë dhe i “Atunis Lugina” Bilall Maliqi, në emër të Shoqatës “Feniks” e nderoi me Mirënjohje për bashkëpunim Presidenten e “Galaktika Poetike Atunis” , zonjën Hasije Selishta –Kryeziu./Titulli.com/

 

 

 

 

 

Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së në Dobrosin
Ora e ndalur në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration