Preshevë: "Poetët e Luginës" manifestim kulturor edhe me këngëtaren Donika Nuhiu (video)
Lokale

Preshevë: "Poetët e Luginës" manifestim kulturor edhe me këngëtaren Donika Nuhiu (video)

12.Feb.2017 18:57
0
Në ambientin e Caffe House N'çarshi në Preshevë u mbajtë mbrëmja poetike e titulluar "Poetët e Luginës", e organizuar nga Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni.

Ky program kulturor erdhi me ngjyra të ndryshme në Luginë, u pasurua me poezi nga shpirti, recitime që ngjallën emocione, tinguj nga kitara dhe një audiencë e larmishme, duke filluar nga profesorë të gjuhës shqipe, prindë, studentë të gjenerata të ndryshme dhe dashamirë të artit.

Përveç poezisë, nuk mungoi as kënga me mysafirë Donika Nuhiu dhe Ardit Limani.

"Për ne si Union, ishte privilegj, nder dhe kënaqësi që sollëm tinguj, si nga shkronjat ashtu edhe nga zëri, e që për çdo aktivitet, shoqëria luginase tregon se sa shpirt të pasur ka:, thuhet në njoftimin e Unionit Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni./Titulli.com/

Mjekët po largohen nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc, mundësi për vende të reja
Sa banorë kishte Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në vitin 1981 kohën e ish-Jugosllavisë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration