Preshevë: Fabrika e riciklimit të mbeturinave bisedohet me përfaqësues italian (video)
Përfaqësues italian nga kompania Kapa Engeenering SRL janë pritur nga zëvendëskryetari i komunës së Preshevës Xhelal Mehmeti dhe drejtori i ndërmarrjes publike lokale "Moravica" Gazmend Aliu.Ky delegacion ka biseduar me përfaqësuesit e komunës së Preshevës për mundësinë e hapjes së një fabrike për riciklimin e mbeturinave në komunën të Preshevës dhe Bujanocit.
Italiani nga kompania “Kapa Engeenering është shprehur se anë siguruar mjetet për këtë investime por varet kur bëhet gati komuna e Preshevës për fillimin e këtij investimi.
Xhelal Mehmeti, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës ka thënë për RTV “Aldi” se kanë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe se shpejt pritet të bëhet realitet ky projekt me vlerë prej 5 milion euro.
Mehmeti së bashku më përfaqësuesit italian kanë vazhduar takimin me kryetari e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për të biseduar rreth këtij projekti që pritet të realizohet në komunën e Bujanocit./Titulli.com/