Preshevë: Elma Zejnullahu, Hafize e Kur'anit dhe nxënëse e mjekësisë (video e plotë)
Lokale

Preshevë: Elma Zejnullahu, Hafize e Kur'anit dhe nxënëse e mjekësisë (video e plotë)

12.Jan.2017 20:27
0
Elma Zejnullahu ka bërë betimin ,edhe zyrtarisht në një manifestim solemn ka marrë titullin Hifzi , nxënies përmendësh të Kuranit famëlartë. Ky organizim është bërë nën patronatin e shkollës së hivzit të Kuranit "EL-HIDAJE", në Preshevë.

Elma edhe njëherë para jurisë në përbërje hafiz Nexhatin Shabani,  hafiz Abdulkerim Ebibi dhe hafiz Orhan Ademi dëshmuar leximin e kuranit përmendësh.

Me këtë rast Elmën e ka përgëzuar kryetari i KBI të Kosovës në Preshevë Sevdail Jakupi.

Ndërsa përfaqësuesi i shkollës së  hivzit të Kuranit “EL-HIDAJE”,  në Preshevë, Mumin Tahiri gjatë fjalimin të tij ka rikujtuar disa nga bashkëbisedimet me Elmën e cila i kishte mahnitur më interesimin e saj dhe përkushtimin ndaj Kuranit.

Emocionues ishte edhe momenti i vënies së kurorës dhe urimi i prindërve të Elmës, nga ky rast i veçantë dhe domethënës për Luginës e tërë salla u emocionua ku nuk munguan as lotët.

Vlen të përmendet se pas 20 vitesh që nga koha kur preshevarja e parë arriti të bëhet hafize, Preshevës tashmë i është shtuar  edhe hafize 18-vjeçare Elma Zejnullahu  e cila filloi me memorizimin e Kur’anit në muajin mars të vitit 2015 dhe përfundoi në muajin nëntor të këtij viti. Ajo vitin e kaluar përfundoi shkollën e mjekësisë, ndërsa aktualisht është nxënëse në shkollën e Hivzit të Kur’anit në Preshevë.

Ndiqni manifestimin në tërësi, që ka realizuar produksioni AFT Preshevë

Isa Mustafa takohet me zyrtarë nga Lugina e Preshevës
Imami i Bujanocit: Kemi një rini tejet të shëndosh
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration