Preshevë: Serbia po përgatitet për ndërtimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan me Maqedoninë e Veriut
Lokale

Preshevë: Serbia po përgatitet për ndërtimin e vendkalimit kufitar Miratoc-Llojan me Maqedoninë e Veriut

26.Jan.2022 17:32
0

Drejtoria republikane serbe për pronë e publikoi kumtesën paraprake për datën për shpallje të tenderit për përpunim të dokumentacionit planor për shtatë vendkalime kufitare, mes të cilave është edhe vendkalimi kufitar Miratoc-Llojan me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Tenderi planifikohet të shpallet më 9 maj, ndërsa siç kumtoi biznes portali Ekapia, bëhet fjalë për vendkalimet kufitare Jasha Tomiq, Kallugjerovo, Kelebia, Gjerdap 1, Jabuka, Ljuba dhe Miratoc-Llojan.

Të gjitha vendkalimet e përmendura janë tashmë ekzistuese, kështu që supozohet se për to do të bëhen projekte për rikonstruim, përveç për vendkalimin kufitar Miratoc-Llojan i cili tërësisht duhet të ndërtohet.

Në fund të vitit 2019 Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për vendosje të vendkalimit të përbashkët kufitar Miratoc-Llojan. Në Shkurt të vitit të kaluar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia po bën gjithçka për ta hapur vendkalimin e ri Miratoc-Llojan, se ka interesim të konsiderueshëm nga shqiptarët të cilët jetojnë nga ana tjetër e kufirit serb ky vendkalim të hapet, “por se kjo nuk është punë e thjeshtë dhe e lehtë”.

“Jo për shkaqe politike, por sepse duhet çdo ditë të paguani njerëz të cilët do të punojnë, këto janë shpenzime tona të shtuara, ndërsa ne kërkojmë t’i ulim shpenzimet, por mos u shqetësoni edhe atë punë do ta përfundojmë”, tha Vuçiq

Buja: Lugina t’i bashkohet Kosovës dhe veriu i Kosovës t’i bashkohet Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration