Preshevë; Çka mendojnë qytetarët për bashkimin me Kosovën (video)
Edhe qytetarët e Luginës së Preshevës thonë se ata qysh në referendumin e vitit 1992 janë shprehur pro bashkimit të Luginës me Kosovën, por se vullneti i tyre nuk është përfillur aspak nga autoritetet shtetërore të Serbisë.
Në një anketë për Alsat ata thonë se dëshira për bashkim akoma nuk është zbehur dhe shpresojnë se një ditë kjo ëndërr do të bëhet realitet.
“Duhet të bëhet, por nuk mund të bëhet. Duhet të bëhet sepse këtu jemi duke jetuar në një shtet ku popullata shqiptare është në masën më të lartë e terrorizuar në të gjitha lëmitë”
“Duhet patjetër të bashkohen të gjithë shqiptarët. Të bashkohemi më mirë do të jetë, por kushedi a do të bashkohemi. Po të duan ata “të mëdhenjtë” mund ta bëjnë, po të mos duan nuk mund ta bëjmë. Ne kemi dëshirë, por kot”
“Bashkimi me Republikën e Kosovës është mirë të bëhet, por mundësitë janë të ndryshme. Tani ta shohim politikanët tanë a do të mund ta arrijnë këtë qëllim. (Po sipas jush a mund të bëhet një gjë e tillë?) Besoj se po. Këtë e kemi shprehur edhe në referendum. Isha prezent edhe unë atë kohë. Besoj se do të bëhet. Shpresa vdes e fundit”.