Lokale
Preshevë: 500 dinarë për koncertin e Adem Ramadanit
Këngatari Adem Ramadani i cili këndon këngë islame (ilahi) pa instrumente muzikore do të performojë edhe në qytetin e Preshevës.
Kush dëshiron të shohë dhe dëgjojë performimin e tij i cili do të mbahet të mërkurën (7 gusht) në Shtëpinë e Kulturës “Avdulla Krashnica” në Preshevë, duhet të ndajë hiç më pak se 500 dinarë për një biletë.
Duke marrë parasysh gjendjen ekonomike që po mbretëron në këtë rajon, një biletë me këtë çmim nuk do të mund ta përballojë buxheti i rënduar i shumë preshevarëve të cilët tani më vetëm se kanë filluar përgatitjet për festën e Bajramit.
Në këtë organizim përveç Adem Ramadanit do të performojnë edhe dy hafëzat Xhemail Nuhiu dhe Sabaatin Nuhiu./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!