Preshevarit, në Muçibabë i vendoset vula e 2022-tës !
Lokale

Preshevarit, në Muçibabë i vendoset vula e 2022-tës !

17.Aug.2012 11:53
0

Udhëtarët të cilët kanë kaluar në pikëkalimin në Muçibabë mes Kosovës dhe Serbisë, në mëngjesin e së enjtes kanë marrë një vulë “interesante” në dokumentet e udhëtimit. Ata ishin befasuar pasi që Policia Kufitare e Kosovës ua kishte vulosur pasaportat me datë “ 16 gusht 2022”. “ Ata bre vëlla ishin 10 vjet përpara”, ka thënë njëri nga udhëtarët, që ndodhej të enjten në njërin nga autobusët e rregullt të relacionit Preshevë-Prishtinë. Udhëtari nga Presheva ka treguar se udhëton shpesh për në Kosovë dhe është shprehur se do të ishte më “i kënaqur” nëse do t’i ndodhnin më shpesh këso gjërash “interesante”, sesa ato që i rastis çdoherë t’i ndodhin kur bëhet fjalë për kalimin në këtë pikë kufitare. “Unë udhëtoj me autobus dhe çdo herë përballem me pritje të gjata në pikën kufitare të Muçibabës. Policia e Kosovës na vonon qëllimisht dhe nuk na jep përparësi as neve që jemi në autobus, si në pikëkalimet e tjera qysh ndodh. Ne që udhëtojmë gati çdo ditë jemi 99 për qind shqiptarë dhe s’di pse me pas këso gjërash. E sot na bëri vaki edhe vula e vitit 2022”, ka shtuar ai. Po ashtu, ai ka thënë se nuk e ka të qartë çështjen e vulave të cilat vendosen kohë pas kohe gjatë hyrje daljeve në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se para një muaji kanë filluar t’i vendosin vulat ndërkaq tre muaj të tjerë ato nuk i kanë vendosur fare. “ Kur ne i pyesim pse herë po na i vendosni vulat e herë jo, ata na thonë se kështu janë urdhrat. Kush udhëton çdo ditë detyrohet që çdo muaj ta vazhdojë pasaportën se po mbushet me vula dhe këto janë vetëm shpenzime”, ka shtuar udhëtari nga Presheva. Ndërkaq zyrtarët e Policisë së Kosovës e kanë konfirmuar vendosjen e vulës me datë 16 gusht 2022, duke e vlerësuar si lëshim teknik. “Sot (e enjte) në ndërresën e paradites në pikëkalimin kufitar në Muçibabë,  si pasojë e një lëshimi teknik, pasaportat janë vulosur me gabim, në vend të vitit 2012 është viti 2022.  Kjo është vërejtur shumë herët nga zyrtarë policorë dhe është rregulluar”, ka thënë Brahim Sadriu nga Zyra për informim e Policisë së Kosovës. Vulosja me këtë datë “gabimisht”, sipas Sadriut, nuk ka zgjatur pasi që ajo është vërejtur nga  zyrtarët policorë si “lëshim teknik” . "Personave që u është vendosur kjo vulë nuk do të kenë asnjë pasojë nga ajo. Policia është duke hetuar rrethanat pse ndodhi ky lëshim teknik". Ndërkaq sa i përket çështjes së vonesave në kufij dhe vendosjes së vulave kohë pas kohe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, Sadriu nuk ka dhënë përgjigje./Titulli.com/
Bujanoc: Plagos me armë për shkak të kontestit mbi parcelën
LPD kërkon përfshirje të Luginës në bisedimet Prishtinë-Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration