Lokale
Bujanoc: Plagos me armë për shkak të kontestit mbi parcelën
Një qytetarë nga Bujanoci ka plagosur me pistoletë një tjetër nga Konçuli për shkak të kontestit mbi pronësinë e një parcele.
Policia në Bujanoc ka paraqitë ankesë penale në zyrën e Prokurorit të Lartë Publikë në Vranjë kundër Qani A.(50) nga Bujanoci, për shkak të dyshimit se ka shtënë në fqiun e tij në Konçul dhe kështu ka bërë vepër penale duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe armëmbajtje pa leje dhe eksplozivë.
Dyshohet që Qani A. më 14 gusht të këtij viti, në orë e pasdites, në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit, pas diskutimeve në lidhje me pronësinë e një parcele të tokës, ka shtënë nga pistoleta që e posedonte ilegalisht dhe kështu i ka shkaktuar plagosjen, njoftoi policia e Vranjës, transmeton Titulli.
Gjykata ka dorëzuar kërkesën për të bërë hetim, ndërsa i dyshuari Qani A. i është dorëzuar gjykatësit të Gjykatës së Lartë në Vranjë i cili i ka caktuar paraburgim prej një muaji./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!