Preshevarit i konfiskohet ora e dorës me vlerë sa një shtëpi, 87.000 CHF
Në kufirin e Horgoshit një orë e shtrenjtë e markës së famshme “Hublot”, me vlerë 87,000 franga zvicerane, u sekuestrua në vendkalimin kufitar Horgosh, ndërsa ndaj shoferit (50) nga Presheva, në veturën e të cilit u gjet ora, ëhstë inicuar vepër për kundërvajtje, bënë të ditur administrate doganore e Sërbisë.“Për Doganë nuk raportoi asgjë me vlerë, dhe gjatë kontrollit, u gjet një qese letre në ulësen e pasme të makinës, e cila kishte një kuti bosh të një ore dore “Hublot Bigbeng” me një çertifikatë, në të cilën ishte data e blerjes 3 Mars 2021” thuhet në njoftim e administratën doganore e Sërbisë.
Shoferi së pari mohoi që ora nga kutia e gjetur ishte aty, dhe pastaj ai ia tregoi doganierit shoqëruesin e tij, i cili mbante orën e përmendur në dorën e majtë, njoftoi dogana.
Me këtë rast ndaj shoferit nga Presheva është inicuar procedurë e kundërvajtjes para gjykatës kompetente dhe ora e çmuar, që pretendohet se është marrë në Bratisllavë për një mik nga Tirana, do të mbahet deri në fund të procedurës.