Preshevari 82 vjeç: Nuk dua të vdes pa u bashkuar me Kosovën (video)
Lokale

Preshevari 82 vjeç: Nuk dua të vdes pa u bashkuar me Kosovën (video)

31.Mar.2019 20:43
0

Në Preshevë, këdo shqiptarë që e pyet për bashkim me Kosovën, duan që ajo të ndodhë.


“Shpëtimi i jonë është vetëm rikthimi në tërësinë territoriale. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë qind-për-qind nuk do të jemi këtu”, janë fjalët e Ibrahim Kadriut, kur u pyet për bashkimin e Luginës së Preshevës, me Kosovën.

Ky 82 vjeçar, që një jetë të tërë e ka kaluar me aktivizëm për bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën, thotë se askush nuk duhet të ketë dilema për këtë gjë.

Sipas tij, nëse ndodhë e kundërta, nuk i bashkohet Lugina Kosovës, atëherë shqiptarët e asaj zone që sot ndodhet në territorin e Serbisë, nuk do të qëndrojnë më atje.

Kryetari i Kuvendit të Referendumit të vitit 1992, gjatë bisedës për Reporteri.net, Luginën e Preshevës, në asnjë moment nuk harron që ta referojë si Kosovë Lindore.

“Nuk na lejohet dhe nuk do të na falë populli në asnjë mënyrë nëse nuk arrimë me e bashku, me ribashku, Kosovën Lindore me Kosovës, për çka gjithë ata që kanë luftue kanë pas imperativ jetësorë që kjo tokë t’jetë Kosovë”, thotë ai.

Bashkim, shkëmbim apo korrigjimin kufijsh, për të nuk ka rëndësi. E rëndësishme që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës. E, nëse kjo nuk ndodhë, ai ka një shqetësim.

“Këtu është një strategji e veçantë e Serbisë, se Serbia nuk ndërton fabrika, nuk punëson shqiptarët, se e di se nëse nuk mund të punësohen ata do të ikin. Dhe kështu do ta realizojë projektin e saj, spastrimin etnik që tash është në proces e sipër…”, tha Ibrahim Kadriu gjatë bisedës më Reporter deri qëndronte breg një kodre nga e cila shihej e gjithë Presheva.

Edhe pse në moshë të shtyer, ky preshevar nuk do që ta jap frymën e fundit pa përjetuar një ndjenjë të veçantë.

“Sot unë i kam 82 vjet, prandaj s’do të doja të vdes më atë të ashtuquajtur Serbi, por me Kosovë… Në asnjë mënyrë nuk do të doja të vdes pa ribashkimin me Kosovën, pa qenë kjo territor i Kosovës. Pa iu bashkuar Kosovës”, thotë – me plotë emocion e shpresë, e duke iu dridhur buza – 82 vjecari nga Presheva për Reporteri.net.

Lugina e Preshevës, që përfshinë Preshevën, Bujanovcin dhe Medvexhën, llogaritet të jetë një sipërfaqe territori rreth 1250 kilometra katrorë.

Kjo zonë është e populluar me rreth 100 mijë banorë, shumica e madhe prej tyre shqiptarë.

Vetëm Komuna e Preshevës ka 264 kilometra katrorë shtirje, me 35 mijë banorë. 95% e tyre shqiptarë. /M.Gj./Reporteri/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration