Preshevarët hapin rrugë për kontrabandim të mallrave drejt Kosovës
Lokale

Preshevarët hapin rrugë për kontrabandim të mallrave drejt Kosovës

24.Apr.2013 10:09
0
Nga nënshkrimi i marrëveshjes për menaxhimin e kufijve të njohur si IBM, shqiptarët e fshatrave Depcë, Ukmemet dhe Zukbashë e kanë hapur një rrugë ilegale që lidhet me Muçibabën. Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore thonë qytetarët matan kufirit. Banorët e Muçibabës fshat ky në brezin kufitarë me Serbinë janë të shqetësuar që pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e kufijve para syve të policisë dhe të vetë banorëve në pjesën e Kosovës po lulëzon kontrabanda, por që kësaj radhe vije pikërisht nga shqiptarët e fshatrave të Preshevës.
Idriz Rexhepi banor në Muçibabë tha për rajonipress se pas nënshkrimit të marrëveshjes së njohur si IBM shqiptarët e fshatrave të Preshevës në Depcë, Ukmemet e Zukbashe kanë hapur një rrugë të gjatë 6 km e cila është hapur me ekskavator vetëm që tu iket kontrollimeve doganore-kufitare. “Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore” thotë ai.Rexhepi tha se përmes kësaj rruge po zhvillohet kontrabanda e kafshëve , dhe ushqimeve të ndryshme.”Ne jemi kundër këtij aktivitet ilegal sepse rrezikohet jeta e banorëve të Muçibabës që ndodhen afër kufirit. Policia e cila ndodhet 2 km larg kësaj rruge nuk po vepron edhe pse janë të njoftuar me rastin” tha Rexhepi. I kontaktuar nga rajonipress Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare rajoni lindje tha se nuk ka njohuri se ekziston një rrugë e tillë e cila shfrytëzohet nga kontrabanduesit./Titulli.com/
Nisin punimet në rrugën e Tërnocit (foto & video)
Mustafa nuk ka dhënë dorëheqje, vazhdon të kryejë detyrën e kryetarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration