Preshevarët kërkojnë ndryshimin e emrit të rrugës "Ivo Lola Ribar" (Foto)
Banorët e rrugës "Ivo Lola Ribar" në Preshevë kanë marrë nismën duke krijuar Këshillin iniciues dhe mbledhjen e nënshkrimeve lidhur me mbështetjen e banorëve të kësaj rruge për ndryshimin e emrit nga "Ivo Lola Ribar" në rruga "Skender Kadriu".“Propozimi me rreth 70 nënshkrime të banorëve u është dërguar Kuvendit Komunal duke u mbështetur në parimet e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në sistemin demokratik të vendimmarrjes”, thuhet në njoftimin e Këshillit inicues, transmeton Titulli.com.
Kuvendi Komunal obligohet që në afat kohor prej 60 ditësh të kthej përgjigje zyrtare për kërkesën e banorëve.
Po ashtu banorët në këtë rrugë dhe Këshilli iniciues, kërkojnë mbështetje për këtë çështje nga të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës, pa marrë parasysh ngjyrimet politike. /Titulli.com/