Presheva është lënë me 200 mijë euro borxhe, perspektiva ekonomike shpresa e qeverisjes së re
Lokale

Presheva është lënë me 200 mijë euro borxhe, perspektiva ekonomike shpresa e qeverisjes së re

02.Aug.2016 09:47
0
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar qeverisjen e mëparshme lokale për keq menaxhim të komunës.

“Ne kemi filozofi tjetër për përgatitjen e buxhetit. Nëse bëjmë krahasime – buxheti në vitet e kaluara është krijuar në atë mënyrë që të krijohen projekte infrastrukturore. Gjatë 12 viteve të kaluara, kryetari i komunës së Preshevës dhe qeverisja lokale ka llogaritur që nëpërmjet projekteve të infrastrukturës të marrë votat e qytetarëve. Ne nuk kemi qasje të tillë. Ne do të bëjmë vetëm projekte kualitative, projekte që zgjidhin probleme afat gjate. Ne duam të investojmë në njerëz, ne duam të investojmë në arsim”, është shprehur Arifi për jug.

Ai ka thënë se ka gjetur komunën e Preshevës me borxh prej 200 mijë euro që sipas tij shkakton dëm dhe  parandalon energjinë për projekte të reja.

Arifi gjithashtu ka deklaruar se do të fokusohet edhe në fushën e shëndetësisë, projekte që ndikojnë në kualitetin e qytetarëve dhe se buxheti do të drejtohet në zhvillimin ekonomik duke ndërtuar perspektivë ekonomike./Titulli.com/

Mbahen takimet e vendlindjes "Priboci 2016", premtohet asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbincë (foto)
"˜Fluidi' me mbishkrimin "Kosova është Metohi", ministria konfiskon 22 mijë copë etiketa
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration