Presheva zgjedh qeverisjen e re komunale
Kuvendi Komunal i Preshevës sot do të mbaj seancën konstituive pas rezultatit të zgjedhjeve më 24 Prill.Gjatë kësaj seance është paraparë zgjedhja e qeverisjes së re komunale ndërsa rendi i ditës përfshinë, raporti i komisionit komunal zgjedhorë,
zgjedhja e komisionit verifikues, raporti i komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të këshilltarëve të porsazgjedhur, dhënia e deklaratave solemne të këshilltarëve të porsazgjedhur, zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe
emërimi i sekretarit të kuvendit.
Qeverisja e re në Preshevë do të formohet në bazë të marrëveshjes për koalicion mes Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik dhe pritet që sot të zgjidhet Ardita Sinani kryetare e Kuvendit, ndërsa Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës.
Në zgjedhjet e 24 prillit, në Kuvendin komunal të Preshevës PDSH ka fituar 14 këshilltarë, APN ka 11 këshilltarë, PVD – 10 këshilltarë, BDL – 2 këshilltarë dhe UDSH ka 1 këshilltarë./Titulli.com/