Presheva rritë sasinë e ujit të pijshëm
Lokale

Presheva rritë sasinë e ujit të pijshëm

18.Apr.2013 14:40
0
Është rritur 30 përqind sasia e ujit të pijshëm në rrjetin  e qytetit të Preshevës. Pas riparimit të motorit shtytës shtypja e ujit të pijshëm do të jetë më e lartë, për gjithë qytetarët të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Zhunicës nuk do të kenë probleme me ujë të pijshëm. Me riparimin e motorit shtytës qyteti i Preshevës do të ketë ujë më shumë, do të ketë sasi më të lartë  dhe do  të rritet  shtypja e ujit, tash e tutje shërbime më të mira të ujit do të kenë edhe qytetarët të cilët jetojnë në banesa. Drejtori i Ndërmarrjes Moravica ka thënë për Radio Televizionin Presheva se motori në fjalë do të jetë në funksion për dhjetë vitet e ardhshme. Ndërkaq  Z. Sadiku ka apeluar  tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në shlyerjen e borxheve , në mënyrë që defektet e tyre Moravica ti evitoj në kohë. Deri më tani furnizimi i ujit të pijshëm është bërë  me një motor, duke ardhur kështu deri tek mungesa e ujit, por me riparimin e motorit në fjalë qytetarëve nuk do tu mungojë uji i pijshëm./Titulli.com/
Nuk harrohet Rexhep Adili, qindra qytetarë në përkujtim të tij (foto)
Kamberi: Asgjë s’është e pamundur... E kam zgjedhur rrugën e opozitës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration