Lokale
Presheva “përshëndet” xhandarmërinë me një lapidarë të UÇPMB-së (video)
Pas fillimit të punimeve të xhandarmërisë në afërsi të fshatit Lluçan të komunë së Bujanocit për ndërtimin e një kompleksi memorial për ushtarët e rënë serb në konfliktin e armatosur në Luginë, Presheva ka filluar të ngrisë një lapidarë për dëshmorët e UÇPMB-së
Ndërtimi i Lapidarit filloi të mërkurën në Rahovicë në prezencën e ish luftëtarëve, veteranëve, familjarëve të dëshmorëve dhe shumë personalitete të tjera institucionale.
Dita e vendosjes së gurthemelit ishte historike për Shaban Osmanin invalid i luftës dhe ish luftëtarin e UÇPMB-së Fehmi Shaqiri, raporton Televizioni Presheva.
Të pranishmit kanë falënderuar të gjithë kontribuuesit dhe donatorët e truallit për ndërtimin e Lapidarit.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Rahovicës Fadil Azizi theskoi se dëshmorët e kombit dhanë më të shtrenjtën jetën për lirinë tonë dhe se lapidari është një obligim moral e kombëtar.
“Ky lapidar do të jetë inspirim për të jetuar në trojet tona autoktone, një inspirim për gjenerata që vijnë mbrapa nesh ka thënë para të pranishmëve”, kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Ndërsa, kryetari i kuvendit Ramiz Latifi ka rikujtuar se falë dëshmorëve të kombit ne sot e gëzojmë këtë liri.
Hapësira ku do të ngrihet lapidari është disa metra më poshtë se vendi ku më parë shënohej manifestimi tradicional për dëshmorët e kombit.
Ndërsa Jetulla e Mefail Shahini janë atë të cilët kanë lëshuar tokën e tyre që dëshmorët të kenë një vend të përbashkët ,ku do të përkujtoheshin çdo vit.
Ditë më parë Titulli raportoi për ndërtimin e një kompleksi memorial në mes fshatrave Lluçan e Dobrosin të komunës së Bujanocit.
Ky memorial do të përfshijë një hapësirë sa një fushë futbolli, ndërsa ngritët nga xhandarmëri dhe ushtria serbe për pjesëtarët e rënë të këtyre njësive speciale dhe ushtarake./Titulli.com/
Kronika e TVP-së marrë nga kanali "Kjo është Presheva Jonë"
http://youtu.be/viY4NK8Wxc0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!