Çeda me projekte për Preshevën (foto)
Lokale

Çeda me projekte për Preshevën (foto)

15.Nov.2012 23:45
0
Partia Liberal Demokratike e Çedomir Jovanoviqit, këshilli në Preshevë, ka vazhduar sot me realizimin projektit në bujqësi, projekt i cili figuron edhe në programin e këshillit të PLD-së Projekti i realizuar ka shërbyer për mbjelljen e 5 hektarëve me grurë, projekt i cili u mbështet nga qendra e PLD-së në Beograd. Aktivistët në Preshevë me mjete financiare dhe me makineri ndihmuan në realizimin e këtij projekti. Sipas kryetarit të degës së PLD-së në Preshevë Kujtim Sadriut dhe anëtarit të këshillit Afrim Sylejmanit, gruri do të shndërrohet në miell dhe do ti dedikohet familjeve skamnore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pavarësisht cilës kombësi i përkasin, raporton Titulli. “Duke pas parasysh se familjet a varfra gjatë verës arrin të sigurojnë kafshatën e gojës me punë krahu, ndërsa gjatë dimrin nuk e kanë këtë mundësi, ne kemi shpreh vullnetin që në sezonin e dimrit t’ia sigurojmë kafshatën e gojës”, theksoi me këtë rast Sadriu. “Ne presim që ti sigurojmë diku 10 tonë miell dhe atyre familjeve t’iu ndahet aq miell sa të dalin gjer në stinën e pranverës, e jo ti ndahen nga 25 kg dhe 1 litër vaj, sikurse disa subjekte që manipulonin dhe luanin me ndjenjat e te varfërve në fushatën parazgjedhore duke gjuajtur një thes miell dhe duke u mbajt kamerën atyre kinse po ju ndihmojnë, me pretendimin sa për t’ia marr votën. Ne asi gjëra nuk do të lejojmë”, tha kryetari i degës së PLD-së në Preshevë. I pyetur se a ka qenë kjo punë e vështirë, Sadriu tha se asgjë nuk është e vështirë kur ke vullnetin dhe guximin. “Për dikë është shumë e letë të vësh kravatën dhe të deklarohesh se punon për popull, por për ata është shumë e vështir të i rreken punës dhe ti përgjigjen popullit., ndërsa ne i përballojmë të gjitha”. Këtë projekt e ka ndihmuar piceria “Loni” me pronar Valon Musahun dhe pronari i autoshkollës “Toni”  Afrim Rashiti Huazimin e tokës pa pagesë për mbjelljen e grurit e bëri familja e Kamber Xhegadurit e cila jeton në Zvicër./Titulli.com/

Bujanoc: Partitë shqiptare të ndara për 28 nëntor
Presheva “përshëndet” xhandarmërinë me një lapidarë të UÇPMB-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration