Presheva përgatit terrenin për investitorë potencial
Lokale

Presheva përgatit terrenin për investitorë potencial

20.May.2014 20:27
0
Komuna e Preshevës, një territor me sipërfaqe prej 264 kilometra katrorë është një vend strategjik që lidh vendet e rajonit përmes autostradës dhe hekurudhës  e që paraqet një vend të rëndësishëm për zhvillimin e biznesit në rrethin e Pçinjës. Kjo komunë përmes një vendimi të këshillit komunal ka përcaktuar edhe zonën industriale në fshatin Çukarkë, lokacion që gjendet 1,5 km larg nga autostrada E-75. Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar për Titullin se tani është në fazën e parë të rregullimit të infrastrukturës në zonën e përcaktuar industriale, projekt që kushton afron 2 milion euro dhe se akoma nuk është përcaktuar veprimtaria konkrete ekonomike. Sipas drejtuesit të komunës së Preshevës, zona industriale në gjendjen momentale përfshinë planifikimin hapësinor, planin e zonës industriale, studimin e fizibilitetit që po e kryen USAID amerikan, prezantimin elektronikë dhe planin detal rregullativ. “Sipërfaqja e planifikuar me gjitha dokumentet urbanistike është 160 000,00 m2 dhe është e ndarë në shumë parcela kadastrale me sipërfaqe të ndryshme për të qenë të gatshme për investitorët potencial me kapacitetet e tyre prodhuese”, tha Mustafa. Mustafa thotë se deri tani janë interesuar investitorë nga evropa perëndimore për prodhimin e dritareve e dyerve nga plastika, prodhimin e euro-paletave nga druri për paketim të produkteve dhe përpunimin e produkteve bujqësore. Siç mësohet nga zyra për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë, për investitorët ofrohen taksat më të ulëta në rrethin e Pçinjës dhe se ka një fuqi punëtore prej më shumë 500 kuadrove të ndryshme me shkollim të lartë, ndërsa me shkollim të mesëm mbi 4000 kuadro profesionale. Sipas regjistrimit të vitit 2002, territori i komunës së Preshevës ka 48.904 banorë ku 14 mijë prej tyre jetojnë në botën perëndimore dhe ka një popullsi me moshë mesatare 29 vjeçare, një nga më të reja në Serbi. Në komunën e Preshevës janë të regjistruar mbi 900 ndërmarrje, ku 95% e tyre janë në pronësi private./Titulli.com/    
Kosova ka alokuar 50 mijë euro në xhirollogarinë e komunës së Preshevës
Bujanoci solidarizohet me të prekurit nga vërshimet në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration