Bujanoci solidarizohet me të prekurit nga vërshimet në Serbi
Lokale

Bujanoci solidarizohet me të prekurit nga vërshimet në Serbi

20.May.2014 16:24
0
Në komunën e Bujanocit janë hapur lokacione për grumbullimin e ndihmave që do t’i dërgohen qytetarëve që janë prekur nga vërshimet e fundit në territorin e Serbisë. Zyra e shoqërisë civile “Prespektiva” që përbëhet nga disa veprimtari kulturore dhe mediale brenda shoqatës “Perspektiva” së bashku me përfaqësuesit e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë kanë shqyrtuar gjendjen e sigurisë së qytetarëve në nivel komune dhe më gjerë në rajonet e prekura nga vërshimet katastrofike. Gjatë këtij takimi, gjendja momentale në komunën e Bujanocit, u vlerësua jo e rrezikshme për qytetarët, por u kërkua vigjilenca dhe gatishmëria e institucioneve në rast të paraqitjes së ndonjë rreziku për sigurinë e qytetarëve. Gjithashtu, në këtë takim ra propozimi i apelit për ndihmë zonave të prekura nga vërshimet në Serbi dhe rajon. “Shqiptarët, gjithmonë, janë treguar solidarë në bamirësi dhe humanitet, kudo që janë paraqitur fatkeqësitë, siç është rast me këtë të fundit, që nga reshjet e mëdha të shiut dhe vërshimit të lumenjve, humbën jetën dhjetëra njerëz dhe u shkaktuan dëme të pakrahasueshme materiale”, tha kryetari i BIPBM-së, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi. Gjithë ata, që dëshirojnë të solidarizohen me ndihma kushtuar viseve të përmbytura nga vërshimet, mund të marrin informata në zyrën e shoqërisë civile “Perspektiva” dhe lokalet e Kryqit të Kuq komunal, në Bujanoc./Titulli.com/.  
Presheva përgatit terrenin për investitorë potencial
Musliu në Ferizaj, merr pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit Enver Topalli
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration