Presheva mirëpret studiuesit në konferencën shkencore më 1 korrik
Lokale

Presheva mirëpret studiuesit në konferencën shkencore më 1 korrik

29.Jun.2017 15:09
0
Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë organizon konferencën shkencore me temën "Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, të drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptaro-serbe.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë studiues të ndryshme nga trevat e rajonit, ndërsa do të zhvillojë punimet në sallën e kuvendit komunal në Preshevë më 1korrik.

Këtë aktivitet do ta përshëndes edhe kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Ky është program i plotë i konferencës:  

P R O G R A M I

Konferencë shkencore : ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR: TË DREJTAT E NJERIUT, SIGURIA DHE MARRËDHËNIËT SHQIPTARE - SERBE

E shtunë, më 1 korrik 2017, në orën 11
Vendi i mbajtjes: Salla e Kuvendit komunal në Preshevë

Seanca e parë
Drejtues të seancës:

Prof.Dr.Qerim R. Qerimi, Dr.Rovena Vata, Prof.dr.Nebi Dervishi

1.Dr.Rovena Vata, Afirmimi i superioritetit të një identiteti realizohet me kufizimin e të drejtave të individeve të një identiteti tjetër
2.Ismet Tafili, Aneksimi i territoreve shqiptare, strategji e përhershme e programeve të pushteteve gjenocidale serbe
3.Ma Kastriot I.Veselaj, Kosova Lindore pjesë e pandarë e historisë kombëtare shqiptare – këndëvështrim historik
4.Prof.Phd cand.Driton Tiku, Dalja e UÇK-së në skenë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë në aspektin gjeopolitikë

Diskutime

Seanca e dytë
Drejtues të seancës: Dr. Ardian Muhaj, Ma Kastriot I.Veselaj

1.Dr. Ardian Muhaj, Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Kosovë e Maqedoni. Bashkëpunimi rajonal si përçues i lidhjeve kombëtare.
2.Mr.sc. Hajrullah Mustafa,Të drejtat dhe liritë themelore, të drejtat e komuniteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 
3.Phd.Shpëtim Memishi, Zhvillimi Ekonomik në infrastrukturën dhe tregun rajonal të Luginës së Preshevës.
4.Mr.sc.Refik Hasani, Zbatimi dhe efektet e Marrëveshjes së Konçulit në sigurinë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
5.Elira Kamberi, Xheneta Veseli, Kornizat juridike për mbrojtjen e pakicave dhe shembulli i Shqiptarëve në Serbi.

Diskutime

Dreka: nga ora 14 deri 16

Seanca e tretë
Drejtues të seancës: Mr.sc.Hajrullah Mustafa, Prof.Phd.cand.Driton Tiku

1. Prof.dr.Nebi Dervishi, Çështja e Luginës së Preshevës në mediumet e shkruara në Republiken e Maqedonisë
2.Av. Agron Isa Gjedia, “Unifikimi dhe ndërveprimi i faktorit shqipëtar në Ballkan, në raport me të drejtat ndërkombëtare dhe gërshetimin e tyre me të drejtat e tija historike është dhe mbetet si faktori kryesor i stabilitetit në ketë rajon, duke ndikuar thelbësisht edhe për të drejtat dhe liritë themelore, historike dhe njerzore të popullsisë shqiptare të Shqipërisë Ilirike në Luginën e Preshevës”. 
3.Phd.Mustafë Haziri, Lugina e Preshevës në historikun e marrëdhënieve Kosovë – Serbi 
4.Dr./mjek/Beqir Nuhiu, Çështja shëndetsore dhe sociale në standardet shtetërore, europiane dhe botërore

Diskutime

Prof.dr.Qerim R. Qerimi, fjala përmbyllëse

                                                 

Aprovohet plani për kufizim të ujit në Bujanoc gjatë verës (orari)
Këshilltari komunal Ekrem Xhemaili: Objekti i ambulancës në Letovicë po shkatërrohet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration