Lokale
Presheva me projekte për zbutjen e papunësisë
Komuna e Preshevës ka përfituar një projekt nga Ministria e Punës dhe mirëqenies Sociale për punësime te reja, me ç'rast do të punësohen 70 qytetarë.
Komuna e Preshevës ka nënshkruar kontratë me Ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale, me vlerë prej 15 milion dinarë, çka do të thotë se me këtë projekt qytetarët e komunës së Preshevës do të përfitojnë 70 vende të reja të punës.
Siç raporton TVP, në këtë kontratë parashihet që komuna e Preshevës të participon me 5 milion dinarë ndërsa Ministria e Punës dhe mirëqenies Sociale me 10 milion dinarë.
Ky projekt fillon të zbatohet që nga muaji qershor, ndërsa qytetarët e komunës së Preshevës për të përfituar një vend pune, duhet të aplikojnë në konkurs që do të hapet nga komuna e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!