Presheva me kamion të ri për grumbullimin e mbeturinave(foto)
Lokale

Presheva me kamion të ri për grumbullimin e mbeturinave(foto)

19.Feb.2016 12:53
0
Ndërmarrja publike "žMoravica" nga Presheva ka përfituar një kamion të ri për grumbullimin e mbeturinave me vlerë 70 mijë euro, të cilin e kanë siguruar Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës, nëpërmjet programit Progresi evropian, njofton Titulli.com.

Gjatë ceremonisë së pranim – dorëzimit të çelësave të kamionit, Izabel Perih, drejtoreshë e Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Serbi, theksoi se Serbia është shembull në rajon për efikasitet dhe akomodim human të refugjatëve. 

“Dëshiroj të lavdëroj përpjekjet e komunës së Preshevës e cila po i përgjigjet sfidave lidhur me krizën e refugjatëve, si dhe solidarizimin e sinqertë që qytetarët e Preshevës e kanë treguar ndaj emigrantëve dhe refugjatëve”, ka thënë Perih.

 Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës  në gjashtë muajt e kaluar nëpërmjet programit Progresi evropian kanë siguruar 170 mijë euro, në avancimin e kapaciteteve të Qendrës së pranimit në Preshevë, thuhet në një komunikatë tw programit Progresi evropian. 

“Bashkimi Evropian ndihmon në vazhdimësi Qeverinë e Serbisë, por edhe organizatat e vogla joqeveritare që po punojnë në terren për të ndihmuar emigrantët dhe refugjatët”, theksoi Riçard Masha, shef i sektorit të tretë pranë Delegacionit të BE-së në Serbi. 

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa falënderoi BE-në dhe Qeverinë e Zvicrës sepse kanë identifikuar nevojat e pushtetit lokal në situatën e krijuar.

 “Kamioni për grumbullimin e mbeturinave është shumë i rëndësishëm për komunën tonë sepse do të na ndihmojë që të mbajmë nivelin e duhur të pastërtisë në Qendrën e pranimit”, tha Mustafa. 

Donatorët e programit Progresi evropian i ofrojnë ndihmë Serbisë që në mënyrë adekuate t’i përgjigjet sfidave të krizës së emigrantëve. 

BE prej muajit shtator deri në dhjetor të viti 2015 ka dhënë donacione mbi 20 milionë euro, ndërsa Qeveria e Zvicrës ka hënë një milion franga për të ndihmuar Serbinë të ballafaqohet me numrin e madh të emigrantëve.

 Gjatë vitit 2015 nëpër Serbi kanë kaluar më shumë se 600 mijë njerëz./Titulli.com/

Librat shqip ndajnë spektrin politik në Luginë, bashkëpunimi me Tiranën zgjidhje e pranueshme (Video&Foto)
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati priti delegacionin e PVD-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration