Presheva mbushet me refugjatë (Video)
Vazhdojnë kalimet e refugjatëve në Preshevë nga ana e Maqedonisë. Aktualisht, rreth njëmijë persona në ditë hyjnë në komunën e banuar me shqiptarë.Të gjithë këta refugjatë e emigrantët nga Azia e Afrika, ndalesën e parë në territorin e Serbisë, e kanë në Preshevë.
Meqë vala e tyre vazhdon të rritet, ata strehohen fillimisht në kampin e strehimit të hapur nga Qeveria.
Por, ata duhet të presin për të regjistruar aty, e më pas për të marrë rrugën drejt vendeve tjera.
Sipas zyrtarëve komunalë, kushtet në kamp janë të vështira, por filmimi brenda tij nuk u lejohet medieve nga ana e komisariatit për të drejtat e refugjateve, transmeton Klankosova.
Besohet se numri i të strehuarve brenda këtij kampi të improvizuar në ish fabrikën e Duhanit, është mbi njëmijë veta. /Titulli.com/