Lokale
Presheva kërkon Repartin e Kirurgjisë
Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë në Preshevë arrin që me kapacitetet e saja ti dalë në ndihmë pacientëve të cilët kërkojë ndihmën dhe kështu gjatë vitit 2012 iu janë ofruar shërbime mjekësore afro 16 mijë pacientëve, raporton TV “Presheva”.
Kryeshefi i Emergjencës, Beqir Abazi ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duhet t’ia mundësoj Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë repartin e kirurgjisë pasi shumë komuna të tjera në Serbi e kanë atë.
“Edhe pse përballet në mungesë aparaturash dhe herë pas herë edhe me terapi, Shërbimi Ndihmës së Shpejtë arrin që të jetë efektiv dhe në shërbim të qytetarëve. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat pasi vetëm gjatë vitit 2012 ky shërbim i ka ofruar ndihmë afro 16 mijë pacientëve”, deklaroi Beqir Nuhiu specialisti i kirurgjisë së përgjithshme dhe kryeshef në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.
Sipas tij fluksi i pacientëve krijohet edhe nga mungesa e vetëdijesimit , pasi shumë pacientë kërkojnë ndihmë shëndetësor pa u konsultuar me mjekun e zgjedhur.
Komuna e Preshevës ka një pozitë strategjike të frekuentimit të automjeteve të ndryshme transportues dhe njerëzve përmes së cilës kalon edhe auto udha E75, rrugë që lidhe Serbinë me Evropën dhe Azinë.
Kryeshefi Beqiri thotë se shtëpia e shëndetit në Preshevë duhet ta ketë repartin e kirurgjisë pasi shumë komuna të tjera në Serbi e kanë atë dhe se shpeshherë është i detyruar që pacientët ti dërgoj nëpër qendra spitalore rajonale. Shërbimi i ndihmës së shpejt ka një personel prej 5 mjekësh , tre prej tyre janë specialistë dhe 10 teknikë ./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!