Presheva i kërkon Kosovës vend në ekipin negociator dhe fondin kombëtar të solidaritetit
Lokale

Presheva i kërkon Kosovës vend në ekipin negociator dhe fondin kombëtar të solidaritetit

06.Jun.2019 18:56
0

Delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Kosovës qëndruan në komunën e Preshevës dhe zhvilluan takim me kryetarin  e komunës, Shquprim Arifi dhe kryetarin e kuvendit Sami Salihu.

“Gjatë takimit diskutuam për problemet që preokupohen çdo ditë qytetarët tanë që nga problemet elementare ate të teksteve shkollore, diskrimin tonë dhe kërkesat tona që ua kemi dërguar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar Arifi. 

Arifi ka shkruar se i ka njoftuar edhe  rreth kërkesës së drejtuar dy Qeverive Shqiptare për themelimin e Fondit Kombëtar të Solidaritet dhe hapjes së zyrës koordinuese për realizimin e projekteve nga Qeveritë Shqiptare dhe Komunës së Preshevës.

“Gjithashtu ia përsërita qëndrimin tonë rreth çështjes së bashkimit të komplet Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës pa e parcializuar Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, bashkim me Republikën e Kosovës pa cenuar integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar”,  theksoi Arifi.

Arifi ka thënë gjithashtu se përfshirja në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel gjithashtu është kërkesë e legjitime e Luginës  pasi ka një vend të rezervuar për OJQ-ët. 

Delegacioni i Kosovës në Preshevë përmbylli vizitën e tyre 2 ditore në komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë./Titulli.com/

Lugina e Preshevës kërkon përfshirje në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration