Presheva edhe me një organizim të ri politik lokal, PINOK?
Lokale

Presheva edhe me një organizim të ri politik lokal, PINOK?

27.Oct.2017 07:10
0
Partia Integruese Nacionale e Organizimit Komunal ndryshe PINOK, do të jetë risi e zgjedhjeve të ardhshme lokale në qytetin e Preshevës.

Nisma për themelimin e PINOK sikur dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje vjen nga disa aktivistë të komunës sëPreshevës.

Sipas këshillit nismëtar planifikohet që në javën e parë të muajit Nëntor të bëjnë edhe promovimin e programit të partisë dhe prezantimin e kandidatëve për këshilltar komunal si dhe kandidatin për kryetar të komunës së Preshevës.

Valon Arifi, njëri ndër themeluesit e PINOK , pohon faktin se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Preshevë dhe sipas tij, kryetari i zgjedhur i  PINOK, do të jetë edhe kandidat për kryetar të komunës së Preshevës.

“Po, kemi arritur nurmin e konsiderushem te aktivisteve të Partisë, një numer i madhe  sidomos i të rinjëve por edhe i një pjese të bollshme të qytetarëve të Preshevës na kaneë përkrahur për idenë e PINOK’ut, sikur dhe na inkurajuan që të marrim një nismë te tillë” u shpreh Valon Arifi.

Organizimi i partisë në proces PINOK është një risi në politikën e Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Dështojnë 40 milion dinarë për bizneset e Luginës së Preshevës për vitin 2017
Komuna e Bujanocit me rritje të vazhdueshme të buxhetit për arsimin (VIDEO+Statstika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration