Presheva e përshkruar nga Sami Frashëri, enciklopedi e përgatitur para 130 viteve
Dijetari i madh Sami Frashëri kishte shkruar për Preshevën.
Presheva në Kâmûs Al-a’Lâm, enciklopedi e përgatitur para 130 viteve (1889-1896)
“Presheva është një qytet i vogël, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banorë.
Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës.
Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë.
Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banorë, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.”
Kjo është Presheva e përshkruar nga Sami Frashëri në enciklopedinë e tij,
Kâmûs Al-a’Lâm.” Enciklopedia është btuar në vitin 2004 nga shtëpia e njohur botuese “Logos A” në Shkup.