Lokale
Presheva e përkujton Sadete Preshevën
Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së profesoreshës Sadete Presheva do të mbahet akademi përkujtimore.
Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, më 27 Gusht ( e martë ) me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së Sadete Preshevës, do të përurohet libri “Sadete Presheva, simbol i femrës shqiptare”.
Në mbledhjen përkujtimore, pjesëmarrjen tashmë e kanë konfirmuar personalitete anembanë trojeve shqiptare, raporton Titulli.
Kënaqësinë dhe nderimin për t’ia bërë profesoreshës dhe poeteshës së parë shqiptare që e botoi veprën e parë shqiptare në gjuhën shqipe në trojet shqiptare në ish Jugosllavi e kanë shprehur: Shoqata e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë. Nga personalitetet të pranishëm do të jenë edhe Adem Demaçi, Flora Brovina, Kim Mehmeti, Zyba Hysa, Hasije Selishta, Zana Pira, Hasan Hasani, Jonuz Fetahaj, Mexhid Mehmeti, Anton Gojçaj, etj.
Mbledhja përkujtimore është paraparë të mbahet më 27 gusht, prej orës 13:00h.
Sadete Presheva e lindur në fshatin Rahovicë më 20 Korrik 1950, ka ndërruar jetë më 27 Gusht 2012, në moshën 62 vjeçare në qytetin e Durrësit ku ishte për pushime së bashku me familjen.
Sadete Presheva ishte autore e mëse dhjetë veprave letare, kryesishtë poezi dhe tregime për fëmijë. Ishte kryetare e Klubit letrar “Migjeni”.
Se fundi ishte profesoreshë në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë e cila me decenie të tëra ka kontribuar në edukimin e brezave të rinj në Luginën e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!