Lokale
Presheva e Medvegja së bashku në Tetovë
Në Tetovë është mbajtur për të 18 herë festivali i folklorit burimor “Sharri këndon”, raporton tvp.
Në këtë eveniment kulturor në mesin e shumë shoqërive nga trojet shqiptare pjesëmarrës ka qenë edhe SHKA “Presheva Jehon”, e cila në mënyrë dinjitoze paraqiti vlerat kulturore të Luginës së Preshevës.
Kjo shoqëri me vallen e Preshevës, është shpërblyer edhe me diplomë si vallja më e mirë e interpretuar në festival.
Kryetari i SHKA “Presheva Jehon” thotë se kjo shoqëri, festival pas festivali është duke u përmirësuar, kurse e veçantë ishte që për herë të parë shqoqëria nga Presheva është bashkuar me atë të Medvegjës “Shpëtimi”, kështu kishin dashur edhe organizatorët.
Sipas Nuhiut vala e festivaleve do të jetë në muajt shtator, tetorë dhe nëntorë.
SHKA “Presheva Jehonë” është duke u mbështetur nga pushteti pushteti lokal i Preshevës, dhe është pjesëmarrëse në shumë festival mbarëkombëtare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!