Lokale
Kaos i vërtet në kuvendin komunal të Bujanocit (video)
Kuvendi Komunal i Bujanoci ka mbajtur seancën e dytë me përbërje të re, e cila në fillim u nis me një mosmarrëveshje mes disa këshilltarëve shqiptar në opozitë dhe kryetarit të kuvendit.
Kuvendi kishte paraparë të shkarkojë drejtorët të cilët nuk i kishte skaduar mandati dhe të emërohen disa drejtorë të rinj dhe disa ushtrues detyre nëpër disa ndërmarrjeve publike.
Para se të fillojë punën kuvendi me rendin e paraparë, disa nga këshilltarët e partive opozitare shqiptare nga PVD, LPD dhe UDSH protestuan, të cilët tentuan ta bllokonin punën e kuvendit duke dalë para foltores.
“Në fillim disa këshilltarë të cilët merrnin pjesë në seancë faktikisht ishin prezent, mirëpo juridikisht ata nuk i kishin mbushur fletat e regjistrimit të cilat dëshmojnë mbi pjesëmarrjen. Tentativat e tyre në fillim ishin që të pengojnë mirëpo me një kompromis u kalua edhe ai problem dhe seanca u vazhdoj pa kurrfarë problemi”, potencoi Ajredin Hyda, kryetar i Kuvendit Komunal te Bujanocit.
Pas një debati të ashpër mes Ragmi Mustafës (PVD) dhe kryetarit të Kuvendin Ajredin Hyda, ky i fundit urdhëroj sigurimin që Mustafën të nxjerrin jashtë, ku sipas tij Mustafa nuk e ka respektuar rregulloren e Kuvendit.
Në një prononcim për Titullin, Mustafa ka thënë se prezenca është vetëm një formë të cilën e aplikon kuvendi, por nuk duhet që askush të ia mohoj fjalën këshilltarit.
‘’Prezenca është vetëm një formë të cilën e aplikon kuvendi, me rregullore nuk është e rregulluar, por mohimi i fjalës së këshilltarit është forma më diktatoriale lindore e cila po instalohet në këtë qeverisje dhe pushtet’’, ka thënë Mustafa.
I pyetur se pse ka ngritur dy gishtat, ai ka thënë se kjo është një formë e imja personale me të cilën protestoj për shkarkimin e drejtorëve shqiptarë.
Ndërsa kryetari u komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka uruar drejtorët e rinj të cilët kanë marrë një obligim të madh për ta quar Bujanocin përpara.
“Në fillim te seancës ranë akuza të ndërsjella, por kjo është e opozitës e cila gjithkund ka atë detyrë”, tha Arifi.
Gjithashtu, gjatë seancës këshilltari nga LPD, Megzon Ismaili ka kritikuar edhe punën e këshillit drejtues të Radio Televizionit “Bujanoci”.
“Ne kuptojmë realitetin se pozita dëshiron të emërojë njerëzit e partisë së vet në postet udhëheqëse, por ajo që neve na brengos është se kryetari i këshillit drejtues në të njëjtën kohë përfaqëson edhe një medium tjeter privat dhe nuk besojmë në suksese e këtij mediumi”, tha Ismalili.
Ismaili, shtoi se këshilli drejtues i TVB-së ka propozuar edhe kuadro joprofesionale dhe me kualifikim te ulët për postet udhëheqëse edhe pse nuk kishte te drejtë për një gjë të tillë.
Gjatë punës së kuvendit, të pranishëm 21 këshilltarë shkarkuan shtatë dhe një zëvendës drejtor para skadimit të mandatit, duke i emëruar drejtorët e rinj në vend të tyre.
Kryetari i kuvendit, Ajredin Hyda seancën e dytë e vlerësoi mjaft të suksesshme dhe se këshilltarët aprovuan në mënyrë unanime të gjitha propozimet./Titulli.com/
http://www.youtube.com/watch?v=eLp5QEUiO3o&feature=youtu.be
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!