Presheva dhe Bujanoci me natalitet më pozitiv në gjithë Serbinë
Lokale

Presheva dhe Bujanoci me natalitet më pozitiv në gjithë Serbinë

11.Jan.2018 09:55
0
Gjatë vitit të kaluar kanë vdekur 40 mijë veta më shumë se sa kanë lindur gjatë në vitin 2017 dhe kjo shënon rënie të natalitetit në territorin e Serbisë.

Sipas të dhënave nga Instituti Republikan për Statistika gjatë 9 muajve të parë të vitit 2017 kanë lindur 47.007 fëmijë ndërsa kanë vdekur 77.723 persona që tregon se numri I banorëve për atë periudhë është zvogëluar për 30.716, shkruan Titulli.com.

Këto të dhëna tregojnë se nataliteti pozitiv është shënuar në një komunë boshnjake në rrethin e Rashkës dhe komunat Preshevë dhe Bujanoc të populluara me shqiptarë ndërsa të pjesët tjera të Serbisë udhëheq një murtajë e bardhë,

Ministrja pa portofol e ngarkuar për politikat e popullsisë në qeverinë e Serbisë, Slavica Djukiç Dejanoviq është shprehur se Serbia me dekada humbë çdo vit nga 35 mijë banorë dhe se ai numër rritet vazhdimisht./Titulli.com

Në Serbi aktualisht 4.300 refugjatë, prej tyre 290 në Preshevë
Kryeministri Haradinaj priti në takim koalicionin fitues të zgjedhjeve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration