Presheva dërgon kërkesë qeverisë së Kosovës për specializantët e Luginës
Lokale

Presheva dërgon kërkesë qeverisë së Kosovës për specializantët e Luginës

19.May.2021 15:57
0

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu dërgon kërkesë në Qeverinë  e Kosovëspër 40 specializantë nga Lugina, me vetë financim

Postimi i plotë në Facebook nga Sami Salihu:

Duke qenë faleminderues dhe i vetëdijshëm për kontributin e dhënë nga Qeveria Kurti 1, sot edhe zyrtarisht kam dërguar kërkesë Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës z. Arben Vitia, pjese të Qeverisë së Albin Kuritit, me kërkesë që 40 kandidatët specializant të Luginës së Preshevës me vetfinancim të perfshihen në listen e 1500 specializantëve të tjerë të cilët Ministria përkatëse i financon.

Duke mos dashur që të paragjykoj situatën politike e ekonomike të qeverisë së kaluar e duke mos e harruar edhe kontributin dhe përkushtimin personal të ish Ministrit të Shëndetësise Armend Zemaj, e gjithashtu duke qenë koshient për perkrahjen shembullore që Qeveria e Albin Kurtit e ka bërë dhe e ka dhënë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mbes me besimin që kjo kërkesë e jona do të jetë një nga lajmet e mira e konkrete që Qeverisja e re në Preshevë do të bëjë për specializantët por edhe për studentët tanë.

Në Serbi arrijnë 440 mijë doza të tjera të vaksinës kineze Sinopharm
Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar pritet në komunë të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration