Lokale
Presheva bëhet me Medrese për vajza
Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Preshevë ka përfunduar punimet në objektin e ngritur të Medresesë.
Objekti i sapo ndërtuar i cili është financuar nga Agjencioni turk për Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA) plotëson kushtet për fillimin e mësimit mirëpo duhet të pritet derisa të zgjidhet edhe çështja e financimit dhe mbajtjes së Medresesë.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë Fikret Limani ka thënë se institucioni i ri do të shërbejë si Medrese e mesme për gjininë femërore të Luginës së Preshevës, raporton Titulli.
Sipas Limanit fillimisht do të hapet një paralele ndërsa më vonë me rritjen e interesimit dhe shtimit të numrit të nxënëseve, do të hapen edhe paralele të tjera.
Punimet për ndërtimin e objektit të Medresesë së parë në Luginë kanë filluar në vitin 2010.
KBI me rastin e ndërtimit të objektit të këtij institucioni arsimor-fetar, përmes zyrtarëve të saj është shprehur se “me dëshirën e Allahut do të dalin shumë gjenerata nxënësish të cilët do të kontribuojnë në ngritjen e fjalës së Allahut Fuqiplotë dhe fjalëve të të dërguarit të Tij më të dashur Muhamedit a.s.”.Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!